LAJMI I FUNDIT:

Forumi rinor i LDK-së shpërndau fletushka me biografinë e Rugovës

Forumi rinor i LDK-së shpërndau fletushka me biografinë e Rugovës

Forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi të premten disa fletushka në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në fletushka është përshkruar biografia e ish presidentit Ibrahim Rugova. Sipas të rinjve të LDK-së, aksioni simbolik ka për qëllim t’i kujtojë Qeverisë parimet dhe vlerat e ish presidentit Rugova.

Ata akuzuan qeverinë se ka harruar presidentin Rugova, por edhe shumë figura tjera të ndritshme që sakrifikuan për lirinë e sotme.

“Qeveria e ka harruar presidentin Rugova, qeveria e ka harruar Fehmi Aganin, e ka harruar familjen Jashari, e ka harruar Nekibe Kelmendin , e ka harruar Xhemajl Mustafen, e ka harruar Zahir Pajazitin dhe të gjithë të rënët në luftë, sepse të gjithë këta harrohen përderisa një i ri mbetet pa punë, sepse të gjithë këta harrohen përderisa korrupsioni është prezent, derisa një qytetari nuk ju ofrohen shërbime mjekësore, të gjithë këta harrohen dhe i gjithë qëllimi dhe amaneti i tyre është harruar”, tha kryetari i forumit rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi, raporton RTK.


Më 21 janar, forumi rinor i LDK-së paralajmëroi se do të organizoj edhe marsh në shenjë respekti dhe nderimi për ish presidentin Rugova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori