LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e fundit e David Cameron – ku ka qenë, e ku është tani! (Foto)

Fotografia e fundit e David Cameron –  ku ka qenë, e ku është tani! (Foto)
Polzeath Beach Cornwall Tuesday Evening around 8.00pm 23/08/16 Ex PM David Cameron and wife Samantha enjoy a fish supper after a day on the beach in Cornwall - Picture taken by a friend no by-line taken on i-phone

Disa muaj më parë, përcjell Telegrafi, ai ishte njeriu më i fuqishëm në Britani, i ndjekur kudo ai shkoi nga një shpurë e ndihmësve dhe një grup i madh i reporterëve dhe kameramanëve.

Kur kryeministri ikën duke kënduar (Video)
Lexo po ashtu Kur kryeministri ikën duke kënduar (Video)


Por sot, David Cameron, është një “njeri i lirë”, i fotografuar nga kalimtarë, i ulur zbathur mbi një mur në Cornwall, duke ngrënë peshk me patate të skuqura.

Ai është fotografuar duke ngrënë ushqim, së bashku me atë që supozohet të jetë gruaja e tij (edhe pse fytyra e saj nuk shihet nga shpina e dikujt).

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, tre të huaj që janë mu pranë çiftit, me sa duket nuk janë në dijeni se ata janë vetëm centimetra larg nga njeriu që ishte së fundmi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Dhe pyetja që shtrohet është: Kjo fotografi, e bërë nga një kalimtar, a nuk flet më shumë se fjalët në lidhje me dramën e kësaj vere, ndryshimet menjëhershme të fatit pas referendumit në Britani të Madhe? /Telegrafi/