LAJMI I FUNDIT:

Fotot tregojnë se sonda ruso-evropiane në Mars me gjasë ka eksploduar

Fotot tregojnë se sonda ruso-evropiane në Mars me gjasë ka eksploduar

Një sondë e përbashkët evropiano-ruse e gjithësisë duket se ka eksploduar gjatë aterimit në sipërfaqen e Marsit, kanë treguar pamjet satelitore të publikuara mbrëmë.

Pamjet stalitore të agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, e paraqesin një pikë të zezë në hapësirën ku sonda Schiaparelli mendohej se do të ateronte para dy ditësh, ka njoftuar Agjencia Evropiane e Gjithësisë.


Pamjet i kanë mbyllur spekulimet e shkaktuara nga heshtja e sondës, pas aterimit të planifikuar.

Agjencia evropiane tha se çrregullimi më i madh i zënë në fotografitë e NASA-s, paraqet dëshmi për aterim me përplasje, me ç’rast janë shpërndarë mbeturia përreth, të ngjashme me vendet e eksplodimit në Tokë.

Sonda Schiaparelli ishte e projektuar për testim të teknologjisë për më tepër aterime ambicioze në Mars nga shtetet evropiane, deri në vitin 2020.

Derisa përplasja është përkujtim i dhembshëm i vështirësisë së aterimit në Mars, shkencëtarët thonë se misioni i kësaj sonde ishte pjesërisht i suksesshëm, pasi nga ajo janë dërguar informacione të përdorshme para se të eksplodonte.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori