LAJMI I FUNDIT:

Fqinji i nervozuar i një lagjeje të Prishtinës: Ndalini epshet me çel bira natën… me “burmaqinë”! (Foto)

Fqinji i nervozuar i një lagjeje të Prishtinës: Ndalini epshet me çel bira natën… me “burmaqinë”! (Foto)

I lodhur nga zhurmat e shumta të atyre që rinovojnë nëpër banesa, një banor në një lagje të Prishtinës, e ka vënë në hyrje një letër me ankesën e tij.

Ky person thotë se po e pengojnë zhurmat e makinave shpuese (trapano e dorës), sidomos në orët e mbrëmjes dhe në vikend, ndaj kërkon ndërprerjen e këtij veprimi që për të ndodh vetëm në Afrikë, transmeton Telegrafi.


Në letrën e tij, ai thotë: “Perdorimi i burmaqines, ne oret e vonshme e sidomos gjate vikendit eshte diqka qe ndodh vetem ne vendet e treta, sikur ne Afrike.

Luteni qe ti ndalni epshet per me qel bira gjate mbremjes se eshte e pa pike kulture edhe teper shum nençmuese,

Njeri prej banorve qe pi vjen me vjell prej ktyne akteve qoroditese”. (sic.) /Telegrafi/

burmaqina