LAJMI I FUNDIT:

Franca me ligj për ndalimin e “email”-eve pas orarit të punës

Franca me ligj për ndalimin e “email”-eve pas orarit të punës

Mesazhet me postë elektronike (email-et), dërguar punëtorëve jashtë orarit zyrtar të punës, do të ndalohen me ligj në Francë. Iniciativa erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga disa studime, të cilat tregojnë se stresi i vazhdueshëm i punës edhe jashtë orarit me mjete elektronike, dëmton seriozisht shëndetin e njeriut.
Tashmë në Francë, nëse keni një kompani me 50 ose më shumë punëtorë, nuk mund t’iu dërgoni atyre një email pas orarit të punës.

Amendamenti vjen si pasojë e disa studimeve, që tregojnë se në moshën digjitale është bërë gjithnjë e më e vështirë për njerëzit që të distancohen nga puna edhe jashtë orarit zyrtar të saj. Ligji i ri u lejon punëtorëve të shijojnë me përparësi kohën e tyre pas orarit të punës.


Sipas të gjitha studimeve, stresi i punës është i vazhdueshëm edhe kur nuk je fizikisht atje, pikërisht për shkak të lidhjes me punën në mënyrë elektronike, dhe kjo është shumë e dëmshme. /Telegrafi/