LAJMI I FUNDIT:

Franca përkrah Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Franca përkrah Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni priti në takim, Florence Mangin, drejtoreshë për Evropën kontinentale, që mbulon Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Francës.

Në këtë takim ministri Hyseni falënderoi Mangin për vizitën dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë Republika e Francës për të gjitha proceset që ka kaluar Republika e Kosovës.

“Republika e Francës është ndër vendet mike, në përkrahjen e proceseve të rëndësishme që ka pasur Kosova dhe ne presim që tashmë kjo mbështetje të vazhdojnë edhe në procesin e liberalizmit të vizave dhe anëtarësimin e Policisë së Kosovës në INTERPOL”,theksoi ministri Hyseni.


Ndërsa, Florence Mangin, tha se Republika e Kosovës ka një polici shumë profesionale, e cila ka arritur rezultate jashtëzakonisht të mira në luftën kundër grupeve të ndryshme që janë përfshirë në terrorizimin e dhunshëm dhe krim të organizuar.

“Republika e Francës do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme në ofrimin e trajnimeve për profesionalizmin e më tejmë të Policisë së Kosovës. Po ashtu ne do të ju përkrahim në procesin e liberalizimit të vizave dhe në procesin e anëtarësimit të Policisë së Kosovës në INTERPOL”, tha Mangin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori