LAJMI I FUNDIT:

Franz: Kompozitori me tatuazhe kandidat për president të Çekisë

Franz: Kompozitori me tatuazhe kandidat për president të Çekisë

Vladimir Franz është kompozitorë i cili ka vizatuar trupin e tij me tatuazhe nga koka e deri te gishtat e këmbëve. Fytyra e tij e ngjyrosur me kaltër, gjelbër dhe të kuqe i ngjan një luftëtari antik. Ai është një ndër kandidatët më befasues në zgjedhjet presidenciale në Çeki, të cilat priten të mbahen këtë jav

Franz shprehet se nuk ka njohuri të mjaftueshme politike dhe ekonomike. Mirëpo, ai thotë se i ka hyrë kandidaturës për president pasi që një grup admiruesish kishin krijuar një iniciative të quajtur “Franz për President” dhe e kishin lutur atë që të tronditë garën si një kandidate shokues.

Mirëpo sipas The Guardian, Frazit i janë ofruar ekonomistë të cilët pa pagesë kanë ofruar shërbimet e tyre si dhe vullnetarë të cilët kanë ofruar mbështetje për kampanjën e tij.


Ai ka shpenzuar më pak se 16.000 funta donacion në kampanjën e tij dhe ende nuk ka vendosur asnjë poster.

Franz shfaqet për herë të parë në skenën politike në fund të vitit 2012 duke arritur që t’i mbledh 88.000 nënshkrime publike në favor të kandidaturës së tij, më shumë se sa është e nevojshme me ligj. Duke mos u identifikuar me asnjë parti politike, platforma e tij politike përqendrohet kundër korrupsionit, si dhe në rëndësinë e edukimit dhe rritjen e moralit shoqëror. /Telegrafi/