LAJMI I FUNDIT:

FRODEM: Çavkov është parashikues prandaj e din se polici nga “Lagja e trimave” është hutuar    

FRODEM: Çavkov është parashikues prandaj e din se polici nga “Lagja e trimave” është hutuar    

“Mitko Çavkov, ministër në largim, ndërsa në kohë të lirë edhe “parashikues” për policin që ka dhënë deklaratë për rastin “Lagja e trimave” thotë se me siguri bëhet fjalë për huti gjatë dhënies së deklaratës. Respektivisht sipas deklaratës së tij nuk bëhet fjalë për dilemë, por huti që duhet të cilën duhet ta pastrojnë mbrojtja dhe prokuroria.” kanë reaguar me sarkazëm ndaj deklaratës së fundit të Çavkov nga FRODEM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ta rikujtojmë opinionin se “Lagja e trimave” ndodhi në kohën kur Çavkov ishte drejtor i sigurisë publike pranë MPB dhe njëri nga më përgjegjësit për këto ndodhi dhe për reagimin e vonuar të policisë e cila ka lejuar që “terroristë” të hynë thellë në territorin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin me shkrim të FRODEM.


Duke marrë parasysh paqartësitë e shumta për këtë rast si dhe presionin të cilin do ta durojë ky polic dhe pjesëmarrësit tjerë në këtë procedurë, apelojmë deri te organet kompetente të ndërmarrin masa për mbrojtjen e tyre maksimale me qëllim që opinioni publik i Maqedonisë ta merr vesh të vërtetën e plotë për “Lagjen e trimave”, kanë kërkuar nga FRODEM./Telegrafi/