LAJMI I FUNDIT:

FRODEM: Falje përzgjedhëse nga persona të pabesueshëm dhe të humbur në politikë

FRODEM: Falje përzgjedhëse nga persona të pabesueshëm dhe të humbur në politikë

Tërheqja e pjesshme e faljes nga ana e Ivanov edhe njëherë e tregoi fytyrën e shëmtuar të personave të humbur dhe të pabesueshëm në politikë. Me vetë aktin e faljes së paturpshme të personave të dyshuar për veprime kriminale, Ivanov para tërë opinionit botëror e tregoi sjelljen e tij ndaj realizimit të institutit të sundimit të së drejtës dhe zbatimit të drejtësisë, thuhet në reagimin e FRODEM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Si “baba i kombit” për shkak të sjelljes së tij servile dhe përkulëse për kushedi të satën herë i shkeli vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë si dhe të nenit 9 të RM.


Pas këtij hapi të tij përfundimisht duhet të vijojë dorëheqja e tij nga funksioni kryetar i Republikës së Maqedonisë që shteti ynë së paku të mund ta rruaj fytyrën e vet para opinionit vendor dhe ndërkombëtar.

E ftojmë PSP që urgjentisht ta shqyrtojë rolin e tij në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare dhe nëse ka dëshmi serioze të nis procedurë adekuate për pjesëmarrje të tij në falsifikimin e zgjedhjeve dhe pjesëmarrje në shoqërim kriminal“, qëndron në njoftimin e FRODEM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori