LAJMI I FUNDIT:

Fruta dhe perime, si të merni të gjitha vitaminat e tyre

Fruta dhe perime, si të merni të gjitha vitaminat e tyre

Frutat dhe perimet pa diskutim që përbëjnë një nga hallkat më të rëndësishme të zinxhirit ushqimor, pasi na ofrojnë shumëllojshmëri vlerash ushqyese, si vitamina C, acidi folik, fibra etj. Megjithatë disa herë edhe pse i konsumojmë në mënyrë të rregullt nuk marim nga ato vitaminat e duhura.

Kjo vjen si pasojë e gabimeve që bëjmë me përpunimin dhe ruajtjen e tyre para konsumimit. Që të merni ashtu siç duhet vitaminat nga frutat dhe perimet ndiqni këshillat e mëposhtme.


Fruta dhe perime të freskëta
Është mirë të blini çdo herë fruta dhe perime të stinës. Sigurohuni që janë të freskëta dhe blijini ato nga dyqane që ju sigurojnë për freskinë e tyre. Blini aq sa do të konsumoni, asnjëherë me tepricë.

Hajini të pa qëruara
Frutat apo perimet mund të haen të paqëruara, hajini ashtu. Nëse ndodh e kundërta atëherë qërojini ato në një mënyrë të tërrthortë dhe jo me prerje të thella.

Lajini siç duhet
Mënyra e vetme për t’i larë ashtu siç duhet është t’i lini poshtë ujit të rrjedhshëm dhe t’i fërkoni me një furrçë të vogël. Mos i lini për shumë minuta brenda në ujë sepse humbasin vlerat ushqyese.

Konsumojini menjëherë pas prerjes ose shtrydhjes
Dritat dhe ajëri shkatërrojnë një përqindje të konsiderueshme të vitaminave. Kështu që është mirë t’i konsumoni menjëherë pas prerjes apo shtrydhjes.

Family-in-Kitchen_iStock

Ruajini të plota dhe jo të prera
Në frigorifer ruani gjithmonë pjesën më të madhe që ju mbetet nga një frut apo perim i prerë.

Gatim i shpejtë
Gjatë gatimit përdorni sa më pak ujë, ose akoma më mirë ziejini në avull, shkruan revista class. Sa më i shpejtë të jetë gatimi i tyre aq më shumë ruajnë vlerat ushqyese që kanë.

Këshilla:
Ziejini patatet, karrotat dhe panxharët të pa qëruara.
Mos e hidhni ujin që mbetet pasi keni zjerë perime. Futeni në ngrirje dhe përdoreni në gatime të tjera.
Mos i skuqni perimet.
Mos e mbani sallatën jeshile(marulet) në ujë për të qendruar e freskët.
Mos përdorni enë bakëri dhe sodë buke gjatë gatimit të perimeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori