LAJMI I FUNDIT:

Frutat ekzotike që duhet t’i konsumoni

Frutat ekzotike që duhet t’i konsumoni

Dieta juaj duhet të përfshijë fruta të ndryshme, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’i konsumoni të gjitha mineralet, vitaminat dhe antioksidantët e nevojshëm të cilat do ta mbrojnë trupin tuaj nga sëmundjet.

Studimet kanë treguar se disa fruta përmbajnë një sasi të madhe të komponimeve antioksiduese. Për trupin tuaj, kjo nënkupton më pak radikale të lira, sistem më të fortë imunitar dhe rrezik më të vogël nga krijimi i qelizave të kancerit.


woman-eating-fig_xxkbn5

Fiku i freskët
Vetëm 6 fiq të freskët përmbajnë 891 miligramë kalium, i cili është i shkëlqyeshëm për rregullimin e shtypjes së gjakut. Kjo është rreth 20 për qind e sasisë së rekomanduar ditore. Fiku, e besuat apo jo, është një nga burimet më të mira të kalciumit, 6 fiq përmbajnë sasinë ekuivalente të kalciumit sa një filxhan e gjysmë qumësht i skremuar. Fikun mund ta hani me jogurt, djathë dhie, bollgur ose sallatë të gjelbër.

The-10-Things-That-Will-Happen-to-Your-Body-When-You-Start-Eating-Guava-830x450

Guava
Një filxhan guava përmban pothuajse pesë herë më shumë vitaminë C se portokalli. Vitamina C është thelbësore për prodhimin e kolagjenit. Një filxhan guava e përmbush më shumë se 100 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Guava mund të mbrojë edhe nga patogjenet, si stafilokoku. Ndërsa veprimi i saj antioksidues është po aq i fuqishëm sa edhe brokoli dhe boronica.

1278091_1437682761

Papaja
Shkencëtarët kanë konstatuar se papaja përmban komponime që janë të shkëlqyeshme për parandalimin e kancerit të mushkërive. Gjithashtu, ato janë një burim i shkëlqyeshëm i likopenës. Edhe pse aktualisht nuk ekziston ndonjë dozë e rekomanduar ditore e likopenës, studimet kanë treguar se rritja e konsumit të likopenës mund ta zvogëlojë rrezikun e kancereve të ndryshme, duke përfshirë kancerin e lukthit, endometriumit dhe prostatës. Papajën mund ta aplikoni në sipërfaqen e lëkurës për djegie sepse enzima e papajës e përshpejton shërimin e lëkurës.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori