LAJMI I FUNDIT:

Fryma e Re kërkon dorëheqjen e Xhemajlit

Fryma e Re kërkon dorëheqjen e Xhemajlit

Partia Fryma e Re konsideron se sundimi i së drejtës është parakusht i zhvillimeve pozitive në Kosovë dhe se në sistemet demokratike, politikanët dhe liderët politikë prijnë si shembuj të llogaridhënies dhe përgjegjësisë morale e politike- thuhet në një deklaratë për media të kësaj partie.

“Pas shqiptimit të dënimit për z. Bajrush Xhemajli nga gjykata në Prishtinë, Fryma e Re kërkon dorëheqjen e kryetarit Xhemajli nga posti i kryetarit të Ferizajt. Pavarësisht se z. Xhemajli ka paralajmëruar ankesën dhe se aktvendimi nuk është i plotfuqishëm derisa të shqyrtohet nga Gjykata Supreme e Kosovës, ai është dënuar për vepër penale, e cila ka rezultuar në marrjen e një jete të një të riu dhe Fryma e Re e konsideron si akt moral dorëheqjen pa e pritur vendimin e shkallës së dytë”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, FER ka thirrur për zbatim të ligjit dhe përgjegjësi publike, sidomos kundrejt vendimit të Gjykatave të Kosovës, si institucione të pavarura. Njëherit, kjo parti beson në një shoqëri, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori