LAJMI I FUNDIT:

Fshati që izolohet nëntë muaj gjatë vitit (Video)

Fshati që izolohet nëntë muaj gjatë vitit (Video)

200 familjeve të fshatit Pajun, vetëm 15 kilometra larg qytetit të Elbasanit, u duhet të kalojnë një përrua për të jetuar.

Sapo nis vjeshta, këta banorë izolohen në shtëpitë e tyre në mungesë të një rruge dhe të një ure për të kaluar përroin. Ata i ndajnë vetëm pesë kilometra nga rruga nacionale Elbasan-Peqin, por ujërat e rrëmbyer të përroit e bëjnë të pamundur komunikimin e tyre me pjesën tjetër të botës.

Edhe pse të ndodhur në një zonë fushore, banoret e fshatit Pajun, komuna Paperr, gjate verës furnizohen me ushqime, pasi pjesën tjetër të vitit u duhet ta kalojnë të izoluar në fshat. Ata shprehen të indinjuar, pa shpresë dhe të zhgënjyer, pasi pushtetarët duken këtu vetëm për fushatë.


Mesjeta duket e bukur nëse krahasohet me gjendjen në të cilën jetojnë banorët e këtij fshati në vitin 2013. Fëmijët janë pothuajse analfabetë, përroi rrezikon jetët e tyre dhe e bën të pamundur vajtjen në shkollë, raporton Top Channel.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në këtë fshat gjatë dimrit nuk hyn as mjeku. Gratë shtatzëna i sjellin në jetë foshnjat e tyre në shtëpi, pa mjek dhe pa ndihmën e një infermiereje. Personat e sëmurë është e pamundur të dërgohen në spitale, derisa mjeku vjen vetëm kur ujërat e përroit qetësohen.

Kryetari i Komunës se Paprrit, prej 13 vitesh në këtë detyrë, e pranon gjendjen e vështirë të 200 familjeve të fshatit Pajun, por sipas tij komuna është e dënuar politikisht. Prej pesë vitesh kjo komunë nuk merr asnjë grant nga Qeveria dhe me të ardhurat e saj nuk mund të kryej një investim. Sipas tij, nga zyra e tij kanë dalë dhjetëra shkresa për problemin e fshatit. Ato i janë drejtuar Drejtorisë së Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, por edhe vetë Kryeministrit, dhe asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori