LAJMI I FUNDIT:

Fshatrat e Fushë Kosovës sot pa ujë

Fshatrat e Fushë Kosovës sot pa ujë

Fshatrat e Fushë Kosovës të cilët furnizohen me ujë të pijshëm, nga objekti prodhues Kroni-Kuzmin, sot duke filluar nga ora 08:00 e deri në ora 18:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së ujit të pijshëm, sipas Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, po bëhet pasi që është e domosdoshme pastrimi i rezervuarve të ujit në këtë objekt.


“Arsyeja e ndërprerjes së ujit, është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit në këtë objekt, duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit”, thuhet në komunikatën e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Sipas kompanisë, pastrimi i rezervuarëve shërben edhe për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm. /Telegrafi/