Gjithmonë ju jeni marrë lakmi çifteve të lumtura, të cilët funksionojnë si më së miri, por nuk ia keni dalë ta zbuloni fshehtësinë e lidhjes së suksesshme. Ja disa këshilla të dobishme, të cilat mund ta përmirësojnë lidhjen me partnerin tuaj!
Merrni dhe dhuroni
Edhe juve edhe partnerit tuaj i nevojitet siguria. Që të dy dëshironi të ndiheni të sigurt dhe të kënaqur pranë njëri-tjetrit sepse lidhja e mirë bazohet në marrjen dhe dhënien e dyanshme.
Jini kursimtar
Të holla, lirisht mund të thuhet, janë një nga fajtorët kryesorë për grindje, prandaj provoni që me kujdes ta rregulloni buxhetin shtëpiak. Mos shpenzoni më shumë se sa që keni. Shkaku i kësaj, gjysma tjetër mund të nervozohet dhe pason grindja.
Ndani obligimet
Nëse punët e shtëpisë nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë, do të ndodhin konfrontimet. Secili. anëtar i familjes, përfshirë edhe partnerin, duhet t’i marrë dhe t’i përfundojë obligimet e veta. Kështu, kur t’i keni përfunduar obligimet, do të keni më shumë kohë për njëri-tjetrin, e madhe edhe për pushim.
Pa grindje para fëmijëve
Para fëmijëve duhet të jeni të bashkuar. Madje edhe nëse partneri juaj nuk gjendet më së miri me fëmijët, pa marrë parasysh në moshën e tyre, inkurajojeni që sa më shumë të merret me ta. Mos e kritikoni para fëmijëve, por këta ia thoni në katër sy.
Kontrollojeni mërzinë
Mbani mend se mërzia zakonisht është sinonim për zemërim. Nëse e ndjeni se po mërziten i me të, pyeteni pse po zemërohet. Nuk do të ishte keq edhe ta kontrolloni sjelljen tuaj, sepse me siguri as ju për të nuk mund të jeni gjithmonë argëtues.
Dëgjojeni kur ju flet
Derisa e dëgjoni kur flet, ia bëni me dije se sa shumë e çmoni. Mirëpo, duhet t’ia ktheni në të njëjtën masë dhe të tregoni interesim kur ju thotë diçka. Për fat të keq, shumica e meshkujve nuk është e programuar për biseda femërore, sepse atyre më shumë u përshtatet heshtja.
Kontrollohuni
Mësoni ta kontrolloni veten tuaj. Kurrë mos thoni diçka që nuk keni dëshirë t’ju thuhet. Prandaj duhet të kontrolloni fjalët, sepse ato mund të jenë më shpuese se sa arma e ftohtë.
Mos bëni panik për gjithçka
Pranojini gjërat nëse nuk mund t’i ndryshoni. Mos bëni panik nëse diçka nuk shkon si duhet, e ju nuk mund të ndikoni sepse nervozizmin vetëm do ta bartni në partnerin tuaj. Kursejeni energjinë për atë që ia vlen dhe që është e rëndësishme për juve, partnerin dhe familjen tuaj.
Falni
Mësoni të falni. Jini të drejtë ndaj vetes dhe pyetni veten tuaj se ku keni mundur të gaboni. Kujtoni sa herë partneri ju ka falur, pa marrë parasysh mëkatit që keni bërë. Nëse e dashuroni, provoni ta falni.
Përputhini dëshirat
Mos harroni se me kalimin e kohës të dy do të ndryshoni. Prandaj, edhe nëse mendoni se kuptoni dhe keni rregulluar apo pastruar disa gjëra, së paku njëherë në vit kontrollojeni nëse njëri prej ju të dyve keni ndryshuar mendimin për disa gjëra të rëndësishme.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi