LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja ndërtoi urën mobile mbi lumin Drin

FSK-ja ndërtoi urën mobile mbi lumin Drin

Në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, sot është inauguruar ura provizore mbi lumin Drin në fshatin Rakovinë të Gjakovës, të cilën e ndërtuan pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, i ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së, të cilët e kanë bërë një punë të mirë me ndërtimin e urës e cila ka përfunduar disa ditë para afatit të caktuar.

“FSK, e bëri edhe një punë të mirë, i ndihmoj autoriteteve civile në këtë rast komunën e Gjakovës, që t’i japin zgjidhje problemit që i ka munduar ata por edhe qytetarët e tyre në vendosjen e kësaj ure të përkohshme”, është shprehur Çeku.


Ministri, gjithashtu ka shtuar se i mbetet Ministrisë së Infrastrukturës që brenda këtij viti ta rregullojë urën e prishur. Ai u shpreh i lumtur që FSK-ja, ka dëshmuar se mund t’u vij në ndihmë qytetarëve të Kosovës dhe kushdo që ka nevojë për ndihmë.

“Me këtë urë FSK-ja, dëshmoi edhe një herë që ka pajisje, ka përvojë, ka ekspertizë, ka njohuri vullnet përkushtim që gjithmonë tu vije në ndihmë autoriteteve civile qytetarëve të Kosovës dhe kushdo që ka nevojë”, ka thënë Çeku, transmeton Kosovapress.

Ndërkaq, Zejnullah Prokshi, nga FSK-ja, ka shpjeguar se si është ndërtuar ura dhe çfarë standard ka.

“Kjo urë për herë të parë është qitur nga pjesëtarët e FSK-së. Është e gjatë 55 metra e gjerë 5 metra. Pas vërshimeve të 18 marsit kemi dalë në vendin e ngjarjes për vlerësimin e situatës. Kemi vërejtur se mesi i urësaktuale, ka lëvizur dhe shtylla bregore është dëmtuar dhe janë rrezikuar pjesëtarët”, ka thënë Prokshi.

Edhe një banor i këtij fshati, Selman Kelmendi, ka thënë se tani po ecën rehat mbi urën e re. Sipas tij kjo urë i lidh më shkurt rrugët për Gjakovë, Junik e Deçan.

“Është dashur që të shkojmë ka Xerxa për me shku në Gjakovë, e tash del këtu shkurt edhe shkon në Prishtinë e ku të duash. E tani këndej është lidhur Gjakova, Juniku, Deçani”, tha Kelmendi.

Për tu vërtetuar se ura është e sigurt për të mbajtur pesha të rënda, së pari kaloi një kamion i FSK-së.

Ndryshe, nga data 14 mars e këtij viti, ura mbi lumin Drin, u dëmtua nga prurjet e mëdha të ujërave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori