A mërziten kafshët kur u ngordhin të afërmit?

19:11 / 29.09.2012
Teresa Iglesias nga Universiteti i Kalifornisë dhe kolegët e saj, kanë zbuluar sesi zogjtë mblidhen duke lëshuar disa zëra të ngjashëm me të bërtiturat te koka e një lloj zogu të ngordhur nga grupi “Aphelocoma californica” i laraskave të Amerikës Veriore.

Sipas rezultateve të studimit të publikuar nga shkencëtarët para pak kohësh, bëhet e ditur se edhe zogjtë e tjerë marrin pjesë në “ceremoninë mortore” duke lënë kështu kërkimin e ushqimit. Kjo ceremoni në të cilën dëgjohen zëra të ngjashëm me klithjet zgjat afërsisht gjysmë ore.

Studimet e mëparshme kanë treguar reagimet e fuqishme të kafshëve ndaj ngordhjes së kafshëve të llojit të tyre. P.sh më pare kemi pare sesi gjirafat apo elefantët sillen rrotull trupit të ngordhur të të afërmit të tyre. Ndërsa studimi i ri i Prof. Fred Bercovitch nga Universiteti Kyoto në Japoni, i publikuar në revistën African Journal of Ecology të muajit gusht 2012, tregoi se kafshët mund të mbajnë zi për vdekjen e të afërmve të tyre. Ndërkohë që Bercovitch vëzhgonte gjirafat, ai vuri sesi një gjirafë femër u ul në gjunjë dhe lëpinte here pas here të voglin e saj të ngordhur. Gjirafa kaloi më shumë se dy orë pranë të voglit. Bercovitch pohon se elefantët nuk shfaqin reagime afatgjata sa të gjirafave.

Ngordhja e njërit prej elefantëve të grupit mund t’i tensionojë me të vërtetë elefantët e tjerë. Ato e analizojnë mirë elefantin e ngordhur dhe ndonjëherë presin gjatë tek koka e tij. Një studim i publikuar në revistën Applied Animal Behaviour Science nga shkencëtarët të cilët analizonin elefantët e parkut kombëtar Samburu në Kenia, ka treguar se elefantët zotërojnë ndenjën e mëshirës dhe dhembshurisë. Elefantët interesohen për njëri – tjetrin edhe nëse nuk kanë familje dhe të afërm.

Nga të gjitha këto që thamë më sipër kuptohet qartë që kafshët nuk janë krijesa pa ndjenja. Studimet shkencore tregojnë se kafshët janë të dhimbshme dhe sakrifikuese. Luanët, zogjtë, insektet ndihmojnë njëri-tjetrin në rritjen e të vegjëlve. Elefantët i mbështesin shokët e tyre të plagosur. Minjtë preferojnë të hanë çokollatë për të shpëtuar shokët e tyre nga kurthi. /Start/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Alex Afrika
Fotohumori
Afrika
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
10:22 / 21.05.2013
Johnny  Depp dhe Amber Heard

Depp nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së da...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.