Një aksident i tmerrshëm teksa udhëtonte me mbi 300 kilometra në orë i ka kushtuar thyerjen e shtyllës kurrizore pilotit britanik, Anthony Davidson.
Gazeta Start njofton se aksidenti i rëndë ndodhi në garën “Le Mans 24 orë”, ku Davidson po garonte me Toyotan.
Në çastin kur shoferi i ‘Toyota TS030 Hybrid’ ka tentuar të parakalojë pilotin italianin Piergiuseppe Perazzini, me të kaluar sheshin “Mulsanne”, ku shpejtësia e automjeteve kalonte 300 km/orë, për shkak të një pakujdesie të italianit britaniku fluturon në ajër bashkë me makinën e tij për t’u përplasur më pas me barrierat e pistës. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.