Alo... qenka hekuri!

19:33 / 15.12.2012
Kjo mund të jetë një nga dhimbjet më të mëdha që një burrë mund të ketë provuar duke bërë punë shtëpie.

Pavarësisht nëse ishte një “gabim pa hile”, siç këmbëngul Tomas Packovski apo jo, e sigurt është se do kalojë ca kohë që e shoqja Lila t’i kërkojë sërish ndihmë në punët e shtëpisë.

Start transmeton se 32-vjeçari polak gabimisht vuri në vesh hekurin e nxehtë në vend të telefonit që binte, teksa ishte duke hekurosur rrobat.

Pas ankesave të së shoqes se nuk zinte gjë me dorë në shtëpi, ai vendosi t’ia dëshmojë të kundërtën duke hekurosur, ndërkohë që ajo ishte në punë.

“Në fillim po shkonte mirë, por më pas e humba mendjen dhe kur ra zilja e telefonit, pa dashje e mora hekurin dhe e vura në vesh. Dhimbja ishte e pabesueshme”, ka treguar Packovski.

Mjekët thonë se ai do të shërohet nga plaga, por burri është betuar se kurrë nuk do të bëjë më punë shtëpie. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rosie Pinzi “Tash mund të trashem”
Fotohumori
“Tash mund të trashem”
9
1
“Tash mund të trashem”
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.