Arabja shkurorëzohet me stil
Kur mësoi se burri e kishte tradhtuar pas 20 vitesh martese, gruaja nga Arabia Saudite vendosi të shkurorëzohej – dhe për këtë organizoi një festë të madhe.Sipas gazetës Sabq, çifti ishte betuar se në rast të ndarjes burri do të merrte përsipër të gjitha kërkesat e gruas në rast të shkurorëzimit, duke organizuar edhe një “gjymysh” që nuk do të harrohet kurrë.
Burri pranoi të gjitha obligimet dhe vendosi të përmbushë premtimin e dhënë. Pasoi një festë e madhe për miqtë e dashamirët. Vetëm për huazimin e sallës së madhe për dasma shpenzoi 2665 dollarë. Angazhoi edhe një grup muzikor grash i cili bëri muzikë në festë dhe argëtoi qindra mysafirë të cilët po ashtu u kënaqen me ushqim dhe pije. /Telegrafi/