Një grup ushtarësh britanikë që shërbejnë në Afganistan kanë xhiruar versionin e tyre të megahitit “Gangnam Style”, që e kanë quajtur “Afghan Style”.
Videoja është xhiruar për qëllime humanitare, ndërsa paratë e fituara do t’u dhurohen shërbimeve angleze të shpëtimit.
Ky klip është njëri nga të shumtit që imitojnë këngën e jugkoreanit Psy, e cila ka thyer rekordet e shikueshmërisë në YouTube dhe është regjistruar në librin e rekordeve Guinness. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.