Arrestohet me 2.5 kg kokainë në mbathje
Ai kishte fshehur më shumë se 2.5 kilogramë kokainë, të cilat i kishte vendosur në formë pelene poshtë pantallonave.Policia italiane ka ndalur në aeroportin e Malpensas një 50-vjeçar, i cili sapo kishte mbërritur nga Santa Domingo.
Ai është transportuar menjëherë në burg nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës. /KP/Telegrafi/