"Autorja” e Krishtit “majmun” kërkon honorar nga kisha! (Foto)

10:41 / 21.09.2012
Gjyshja spanjolle Cecilia Jimenez (80), e cila në tentimin e saj të dështuar të restaurimit e ka shkatërruar një ikonë të Jezu Krishtit, të punuar në shekullin XIX, kërkon që t’i paguhet honorari, meqë kisha që e zotëron këtë ikonë, sipas saj, është shndërruar në një atraksion turistik.

Jimenez u bë e famshme në tërë botën kur ka tentuar ta restaurojë një ikonë kishtare në vendin e quajtur Borja. Por, figura e Krishtit në fund ngjante më shumë me një majmun se me një shpëtimtar.

Ikonat e ndryshuar u bë hit në internet, për çka mijëra kureshtar kanë vizituar kishën Santuario de Misericordia për të qeshur nga afër me punën e restauratores së paaftë.Autoritetet kanë kërcënuar ta padisim atë për restaurim të paautorizuar, ndërsa ajo ka thënë se e ka bërë këtë me qëllime të mira, meqë “ikona duhej të rregullohej”.

Megjithatë, popullariteti i ikonës së modifikuar është shtuar aq shumë, saqë linja ajrore "Ryanair" ka ofruar bileta më të lira për aeroportin e afërt në Zaragosa, për të inkurajuar "pelegrinët" për të vizituar kishën e për të parë nga afër veprën që tani quhet: “Shihe majmunin”. !Për shkak të popullaritetit në rritje "kryeveprës", kisha nisi t’i ngarkojë vizitorët me 4 euro për hyrje, kështu që brenda katër ditëve janë fituar 2000 euro. Por, vizitat po shtohen e me to edhe fitimet.

Avokatët e jimenezit tashti insistojnë se ajo ka të drejtë për një pjesë të fitimeve, të cilën ajo dëshiron që t’ia jap ndonjë organizate bamirëse, sipas zgjedhjes së saj. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Cecilia Jimenez
Cecilia Jimenez
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Charm Frank Java e modës
Fotohumori
Java e modës
Video Humori

 
 
Magazina
13:28 / 24.05.2013
Beyonce

Beyonce me linjë të saj të modës

Beyonce ka krijuar linjën e saj personale të modës të quajtur “Beyonce Boutique” për ueb-faqen Rent the Runway, ku das...
Teknologji
13:07 / 24.05.2013
Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Marrëdhënie e Google me Samsung duket të jetë stabile për momentin, mirëpo kjo e fundit është duke bërë plane të pav...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.