Batmobili shitet për 4.62 milionë dollarë
Automjeti i famshmen ‘Batmobile’ nga seriali televiziv “Batman” nga vitet e gjashtëdhjeta, është shitur për 4.62 milionë dollarë në një ankand në Arizona të SHBA-ve.Ankandi është mbajtur të shtunën mbrëma në shtëpinë Barrett-Jackson, ndërsa shuma e shitjes e ka befasuar dizajnerin e automjetit, George Barris, i cili në vitin 1965 kishte investuar 15.000 dollarë për shndërrimin e automjetit Lincoln Futura në ‘Batmobile’.
Blerësi i automjetit është pronari i firmës Phoenix, Rick Champagne, ndërsa kur është pyetur se çfarë e ka shtyrë që të paguajë aq shumë para, ai është drejtuar kah gruaja pranë tij dhe ka thënë: “Ajo”. /Telegrafi/
