Biçikleta rishfaqet pas 50 vitesh

19:45 / 6.01.2013

Para 50 vitesh një fëmijë humbi biçikletën e tij në Vashon Island të Washingtonit, ndërsa pas 50 vitesh biçikleta u rishfaq si një vepër arti të natyrës.

Nëna e djaloshit, tash 99-vjeçare, Helen Puz, ka treguar se biçikleta i ishte dhënë dhuratë djalit të saj Don, që asokohe ishte tetë vjeç.

Mirëpo, një ditë ai ishte kthyer në shtëpi dhe i kishte thënë se e ka humbur biçikletën, të cilën nuk e kërkuan më, sepse djali ishte ankuar vazhdimisht se ishte biçikletë për vajza dhe se turpërohej kur e ngiste.

ABC News ka publikuar disa imazhe të biçikletës së zbuluar tani, e cila është “gëlltitur” nga një pemë dhe gjendet në mes të trungut të saj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.