Bletët invadojnë shtëpinë

13:23 / 1.07.2013

Dhjetëra mijëra bletë janë tubuar në shtëpinë e Zhang Liu në Kinën lindore, pasi ai kishte lënë hapur një poçe të mbushur me mjaltë.

Të nesërmen ai është zgjuar për të gjetur një grumbull masiv insektesh që kishin arritur në kuzhinë përmes një dritareje të hapur.

“E di se ato e prodhojnë mjaltin, por nuk e dija që bënin vizita nëpër shtëpi për ta marrë prapë”, ka deklaruar Liu.

“Mbretëresha e re nga një zgjua kërkonte shtëpi të re, ndërsa tufa e ka ndjekur atë në këtë rrugëtim. Ato e kanë nuhatur mjaltin dhe kjo i ka çorientuar”, ka shpjeguar një ekspert lokal bletësh. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.