Çifti kundërthënës: ‘Ajo’ ishte ‘ai’ dhe ‘ai’ ishte ‘ajo’ (Foto)

16:31 / 10.11.2012

Dy tinejxherë që janë në lidhje dashurie, në shikim të parë duken si të gjitha çiftet tjera, por nuk është pikërisht ashtu.

18-vjeçarja Katie Hill deri në moshën 15-vjeçare ishte Luke (djali i një koloneli marine), ndërsa i dashuri i saj, 16-vjeçari Arin Andrews, ka lindur si vajzë dhe e ka pasur emrin Emerald (ka luajtur balet dhe është renditur në vendet e para në garat e bukurisë).

Të dy nuk kanë qenë të kënaqur me gjininë e tyre gjatë fëmijërisë dhe kanë vendosur ta ndërrojnë atë. Ata janë njoftuar në Tulsa të Oklahomas, kur kishin shkuar të ndërrojnë gjinitë dhe janë dashuruar.

“Jemi të përsosur për njëri-tjetrin, sepse të dy kemi pasur probleme të njëjta teksa jemi rritur. Dukemi aq bindës si djalë dhe vajzë aq sa askush nuk dallon asgjë”, ka thënë Katie për The Sun. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.