Djaloshi krijon atraksion me borë (Foto)
Organi seksual mashkullor i ndërtuar nga bora dhe i lartë rreth dy metra është bërë atraksion në Rhode Island të SHBA-ve.16-vjeçari Ryan Worthington e bëri veprën e tij sa për shaka, mirëpo kjo nxiti reagimin e fqinjëve, të cilët dy herë e kishin thirrur policinë.
Nëna e tij është arsyetuar se ky “krijim artistik” do të shkrihet brenda dy ditësh, ndërsa për dallim nga fqinjët, kalimtarët kanë qëndruar pranë skulpturës dhe kanë bërë fotografi.
“Ryan e ka bërë për t’u argëtuar dhe për të bërë shaka, ndërsa unë e pashë kur u nisa për punë, qesha dhe vazhdova, por disa janë ofenduar dhe e kanë thirrur policinë, ka thënë nëna e djaloshit, Raylene.
Ajo ka shtuar se policët kishin ardhur dhe kur e kanë kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, kishin qeshur dhe janë larguar. /Telegrafi/
