| |
|
Fotografi Miles Morgan Portlandi i Oregonit ndërmori një përvojë ekstreme, ndërsa për fatin e tij të mirë kjo aventurë nuk i kus...
|
|
| |
| |
|
Parisi sigurisht që mban vendin e parë si vendi më i dashur nga turistët, dhe nuk mund të themi që e kanë gabim, se është i dash...
|
|
| |
| |
|
Një nga burrat më të shëndoshë në botë ka vdekur në moshën 39-vjeçare dhe historia e tij u bë publike gjatë kësaj jave në n...
|
|
| |
| |
|
Si mund të qëllojë një qitës veten e tij? Kjo është thuajse e pamundur, por kur fati të rezervon surpriza, edhe ndodh.
|
|
| |
| |
|
Birdi Sparks nuk do ta harrojë asnjëherë ditën e martesës, pasi burri i saj, Christopher Richards, ditën më të rëndësishme të ...
|
|
| |
| |
|
Një hajni kolumbian i ka shkuar keq tentativa për t’ia rrëmbyer telefonin celular një femre në një stacion autobusi në Bogota.
|
|
| |
| |
|
Një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhë një femre para martesës është xhiruar me kamerë dhe është publikuar në in...
|
|
| |
| |
|
Një fokë ka reaguar në mënyrë shqetësuese pas rrëzimit të një fëmije që po luante pranë akuariumit.
|
|
| |
| |
|
Sëmundja e kancerit ia ka lënë prapa një fenomen të rrallë Jen O’Sheas.
|
|
| |
| |
|
Matthew Gough nuk do ta harrojë asnjëherë hedhjen e tij të parë me parashutë nga një lartësi mbi 300 metra.
|
|
| |
| |
|
Nxënësi Aftab Aslam mori notën F (1) në anglisht, lëndë nga e cila edhe një herë më parë kishte dështuar, prandaj e kishte të...
|
|
| |
| |
|
Çamçakëzi të cilin e ka përtypur Sir Alex Ferguson në ndeshjen e fundit si trajner i Manchester Unitedit, ka dalë në shitje në e...
|
|
| |
|

Fjalori
Fjalori i femrës
Po=Jo
Jo=Po
Ndoshta=Jo
Më duhet...=Ma jep më shpejtë...
Më vjen keq.=Keq për ty!
Duhet të flasim.=Më duhet të të bërtas.
Padyshim, vetëm përpara.=Ec bre!
Bën çka të duash=Do të ma paguash më vonë.
A më dëgjon?=Je i vdekur!
Duhet të mësosh si të komunikosh.=Dëgjo kur flas!
Bëhu romantik, ndale dritën.=Kam kile të tepërta.
Je mashkullor.=Duhet të rruhesh dhe të lahesh.
A më do vërtet?=Tash do të kërkoj diçka të shtrenjtë nga ti.
Jam gati për pesë minuta=Ulu dhe shiko ndonjë film deri sa të bëhem gati.
Sa më do?=Kam bërë diçka që nuk do të të pëlqejë.
Fjalori i mashkullit
Jam i uritur.=Jam i uritur.
Më flihet.=Më flihet.
Jam i lodhur.=Jam i lodhur.
Fustan i bukur!=Këmbë të mira.
Të dua!=Shkojmë në dhomën e gjumit.
U mërzita.= Shkojmë në dhomën e gjumit.
Çfarë ke?=D.m.th. s’ka seks sonte.
Mund të vallëzoj me ju?= A vjen me mua në dhomën e gjumit?.
A do të shkojmë nesër në kinema?= A shkojmë te dhoma e gjumit?
A do të dalësh në darkë me mua?= A vjen në krevat me mua?
Ndoshta të telefonoj nesër=Kur po bëjmë seks?
Dukesh e lodhur, dëshiron masazh?=Dua një të shpejtë.
Dua të bisedojmë.=Dua të të tregoj se jam intelektual dhe nuk dua menjëherë të të dërgoj në krevat.
Ato këpucë nuk shkojnë mirë me atë fustan.=Jam homoseksual.
Shtatzënë
Gruaja: Jam shtatzënë!
Burri: Po si je shtatzënë, kur gjithmonë kam qenë i kujdesshëm?
Gruaja: Është sikur në komunikacion, ti ke kujdes, por të godet tjetri...
Si droga
Burri: Ti je si droga…
Gruaja: E kam dëgjuar këtë, do të thuash se je i varur nga unë, nuk mundesh pa mua e gjëra të tilla...
Burri: Jo, ma ke shkatërruar jetën!
Zhytësja
Takohen dy miq në det dhe njëri e pyet:
- Ku e ke gruan?
- Ja ku është zhytur në ujë, a e sheh sa e talentuar që është?
- Si po mendon e talentuar?
- Po, ja. Sot është mësuar të notojë dhe qe një orë po rri nën ujë pa frymë...
Hirushja
Gruaja: Unë jam për ty si Hirushja, përgatis ushqim, laj, hekuros, pastroj...
Burri: A të kam thënë se kur të martohesh me mua do të jetosh si në përralla.
Numërimi
Si numëron deri në shtatë një ‘femër e sponsoruar’?
X1, A2, M3, A4, X5, X6, Q7.
Vampirët
Dy vampirë, babai dhe biri, bisedojnë me njëri-tjetrin.
Babai: Bir, sonte do të hymë në një shtëpi dhe do të pimë pakëz gjak, nesër do të hymë në një tjetër, pasnesër në një tjetër, e kështu me radhë.
Djali: Po mirë. E pse nuk hymë në një shtëpi dhe të pimë përnjëherë gjithë gjakun?
Babai: Mos u bëj ashtu, bir! Ne jemi vampirë, nuk jemi politikanë...
Djali u pavarësua
Djali: Mami, babi, kam vendosur të jetoj vetë!
Prindërit krenarë: Hallall të qoftë bir që ia arrite të krijosh kushte për t’u pavarësuar.
Djali: Çantat i keni përpara dere, i merrni kur të dilni nga shtëpia...
SMS
I dashuri i dërgon sms partneres së tij:
- Dua të martohesh me mua!
I vjen sms:
- Nuk keni kredi të mjaftueshme në llogarinë tuaj për këtë shërbim!
Është gruaja ime
Burri duke u kthyer me taksi nga ndërrimi i natës sheh gruan të rregulluar mirë duke hyrë në një klub të dyshimtë. I thotë taksistit:
- Ja 100 euro nëse hyn në lokal dhe e nxjerr atë femrën e veshur me fustan të kuq. Është gruaja ime!
Taksisti i merr paratë, hyn në klub dhe del duke mbajtur për flokësh e duke rrahur një grua me fustan të gjelbër.
- Çfarë po bën? Kjo nuk është gruaja ime!
- Qetësohu mik, kjo është e imja! Tash po shkoj pas tëndes...
Biondja dhe lypësi
Një shoqe i thotë shoqes së saj bionde:
- E gjitha lagja po flet se mbrëmë ke pasur marrëdhënie me një lypës...
- Po, është e vërtetë!
- E pse?
- Po ai më tha më jep gjithçka që nuk shfrytëzon burri yt...
Shakaja
Marinari: Kapiten, po rrjedh uji në anije!
Kapiteni: Përgatitni varkat për shpëtim dhe thirrni SOS!
Marinari: Në rregull kapiten, po a nuk do të ishte më mirë sikur ta ndalnim ujin në kuzhinë?
Gjyshja e sëmurë
Arsimtarja: Përsëri nuk erdhe në shkollë dje!
Nxënësi: Arsimtare, e kam pasur gjyshen e sëmurë.
Arsimtarja: Ti secilën herë që mungon thua se e ke gjyshen të sëmurë. Nuk i besoj gjërat e tilla!
Nxënësi: Ke të drejtë arsimtare. Edhe ne kemi filluar të dyshojmë se gjyshja po shtiret...
|