Dreka e 107524 eurove!?

11:26 / 17.08.2012
Kapitalizmi neoliberal ka sjellë sasi të madhe të parave në duart e pak njerëzve të pasur. Fëmijët e tyre, që ndoshta kurrë nuk kanë përjetuar punën, lahen pa fije turpi në Dom Perignon dhe hanë ushqim që kushton 100 mijë euro, e pastaj me fotografi mburren në internet.

"Rich Kids of Instagram" është mbushur me fotografi të pasanikëve të rinj që “ujiten” me shampanjë të shtrenjtë, rrëshqasin në tobogan të një jahte luksoze, fotografohen para makinave të shtrenjta me bizhuteri të shtrenjta, lëvdohen për posedim të kallashnikovëve të arit dhe “perversione” tjera.

Por, publikut më së shumti i ka rënë në sy fotografia e llogarisë nga një restorant në St. Tropez që tregon se për ushqim dhe pije në atë objekt janë shpenzuar 107524 euro! Sipas llogarisë, ndër të tjera është ngrënë havjari dhe është pirë Dom Perignoni.

Këto fotografi të publikuara kanë nxitur debatin se si fëmijët e pasanikëve nuk e çmojnë paranë që nuk e kanë fituar vetë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Ali Claudio Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Fotohumori
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.