Duke mbushur bateritë, shkurtojnë dënimin
Burgu Santa Rita do Sapucai në Brazil ka një program të veçantë, i cili u mundëson të burgosurve që ta shkurtojnë vuajtjen e dënimit.Për çdo 16-të orë që të burgosurit kalojnë në biçikletë, zvogëlojnë dënimin e tyre për një ditë. Nuk bëhet fjalë për biçikleta të zakonshme, por të tilla që mbushin bateri me lëvizjen e pedaleve.
Edhe disa burgje të tjera e kanë implementuar këtë program, i cili është bërë hit te të burgosurit, të cilët tash kanë me çfarë të merren – ata njëkohësisht mund të stërviten dhe ta ulin dënimin. Bateritë më pas shfrytëzohen për ndriçim të rrugëve.
Ky është një tjetër program interesant në burgjet braziliane, pas atij që u mundëson të burgosurve shkurtimin e burgut nëse lexojnë libra. /Telegrafi/