E “harruan” në qeli, fitoi 22 milionë dollarë dëmshpërblim

23:31 / 27.01.2012
Amerikani Stephen Slevin fitoi dëmshpërblimin me vlerë prej 22 milionë dollarësh, sepse pa u gjykuar kishte kaluar dy vite në burg i izoluar. Pasi më në fund iu kujtua autoriteteve, ai u lirua nga të gjitha akuzat.

Slevin ishte arrestuar më 2005 në New Mexico, me akuzën se kishte vozitur në gjendje të dehur. U dërgua drejtë e në qeli ku në dy vitet e ardhshme autoritetet thjeshtë “e harruan”.

Rasti përfundoi më 2007, kur gjykata hodhi poshtë të gjitha akuzat. Avokati i Slevinit dëshmoi në gjykatë se klienti i tij ishte arrestuar gabimisht dhe ishte lënë të vuajë në burg. Ai tha se Slevin në një moment u detyrua ta nxjerrë dhëmbin vetë, pasi iu refuzua kërkesa për ta vizituar stomatologun.

Autoritetet e New Mexicos thonë se në kohën e arrestimit të Slevinit dosja kriminale ishte shkruar në 26 faqe. Ata planifikojnë të parashtrojnë ankesë lidhur me dëmshpërblimin e tij. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Stephen Slevin
Stephen Slevin
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Toni Jones Kalimi për ninxha i ndaluar
Fotohumori
Kalimi për ninxha i ndaluar
like32
dislike37
Kalimi për ninxha i ndaluar
Video Humori
Hakmarrja e çiklistit
 
 
Magazina
21:14 / 22.02.2012

Jahjaga do të takohet me Jolie e Streep

Muajin e ardhshëm, nga data 8 deri më 10 mars, gratë lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarë globi, përfshi presidenten ...
Teknologji
21:22 / 22.02.2012
Nook Tablet më i lirë

Nook Tablet më i lirë

Pas paralajmërimeve jozyrtare, Barnes & Noble edhe zyrtarisht paraqiti versionin e ri të tabletit të vet Nook, i cili ka dyf...
Ekonomi
16:46 / 22.02.2012
Foto: Ilustrim

ATK grumbullon mbi 48 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka vazhduar me trendin e suksesshëm të të hyrave për periudhën janar-shkurt 2012, ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.