E lë fëmijën të luajë me gorillën (Video)

10:15 / 21.09.2012
Një britanik 52 vjeç, Damien Aspinall, ka postuar në YouTube një video familjare, të realizuar para 22 viteve, në të cilën shihet vajza e tij Tansy, 18 muajshe, tek luan me një gorillë. Ndonëse video ka shokuar shumë njerëz, Aspinall pohon se vajza ishte e sigurt dhe se ky ka dashur të tregojë se gorillat nuk janë kafshë agresive.

“Kam dashur ta postoj më herët, por tash është situata më ndryshe. Nuk ma ndien nëse dikush më gjykon, sepse gorillat do të përfitojnë nga kjo. Nëse u tregoj miliona njerëzve se gorillat janë të buta dhe fisnike, kjo më nderon”, thotë ai për “Daily Mail”.

Xhirimi është realizuar në kopshtin zoologjik "Howletts Wild Animal Park" në Kent. Prona është blerë dekada më parë nga babai i Aspinallit, me paratë e fituara në bixhoz. Pos gorillave, aty kanë jetuar edhe arinjtë, tigrat dhe ujqit, duke u shndërruar shpejtë në një kopsht të vërtetë zoologjik.

Edhe pse xhirimi tregon momente të mira mes vajzës dhe gorillës, ajo megjithatë dëshmon rrezikun që i është nënshtruar. Sulmet e gorillave nuk kanë qenë të rralla në të kaluarën, kështu që Tansy e vogël ka mundur të lëndohet keq. Megjithatë, ajo mbijetoi pa asnjë problem dhe sot është 23 vjeçe. Ajo tashti pajtohet me qëndrimet e babait të saj se njerëzit kanë ide të gabuara për gorillat. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Shemar Qeni i famshëm
Fotohumori
Qeni i famshëm
8
4
Qeni i famshëm
Video Humori

Guximin jo gjithmonë e përcjell suksesi
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:10 / 19.06.2013

BE forcon rregullat për agjencitë e klasifikimit të kreditit

Bashkimi Europian (BE) do të vendosë më 20 qershor rregulla më të rrepta mbi agjencitë e klasifikimit, me synim stabilite...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.