E mbyll gruaja në dhomë – improvizimi i shkon huq (Foto)
Një rus i paidentifikuar ka provuar një ide të frymëzuar nga filmat, e cila nuk i ka dalë siç e ka menduar.Atë e kishte mbyllur gruaja në banesë në katin e shtatë, ndërsa burri është përpjekur që me anë të disa çarçafëve, të lëshohet nga dritarja e dhomës së gjumit.
Mirëpo, “litari” nuk e ka mbajtur peshën e tij dhe ai ka rënë në borë.
Ndihma e shpejtë dhe policia janë shfaqur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa protagonisti ka shpëtuar me lëndime të lehta. /Telegrafi/
