E sëmurë me kancer lind katërnjakë

14:09 / 5.10.2012
Kur Ashley dhe Andy Adams, dy 23-vjeçar nga Colorado mësuan se prisnin katërnjakë, u befasuan dhe u gëzuan njëkohësisht.

Megjithatë, jeta e tyre u trondit shumë shpejt, kur në muajin e pestë të shtatzënisë, e reja mësoi se disa çrregullime që ajo po përjetonte nuk ishin normale për gjendjen në të cilën ishte, por shkaktoheshin nga një kancer i avancuar në gjëndrën e saj tiroidale.

”Ditën që mësova lajmin, mbaj mend vetëm që telefonova shokun tim më të mirë, Joe dhe nisa të qaja pa pushim. Kisha frikë se do të humbja gruan time dhe do të mbetesha, në këtë moshë, baba i vetëm i katër fëmijëve”, deklaroi Andy, gjatë një rrëfimi për një program në një televizion amerikan.

Në gjendjen në të cilën ndodhej 23-vjeçarja, siç raporton TCH, normalisht duhet të realizonte një ndërhyrje të menjëhershme, pasuar nga një “bombardim” me kimioterapi, por mjekët vendosën kundër kësaj zgjidhje, pasi do të vendoste në rrezik jetën e fëmijëve.

Zgjedhja bëhej edhe më e vështirë nga fakti se çifti prej dy vitesh kurohej për probleme steriliteti dhe ishte i vetëdijshëm që mund të mos kishte kurrë më fëmijë.

Si rrjedhojë, çifti bëri zgjedhjen e vështirë që të mbante fëmijët deri në datën më të hershme, në të cilën nëna mund t’i nënshtrohej një operacioni për lindjen e parakohshme të tyre, diçka që ndodhi pak pasi ajo kaloi muajin e shtatë të shtatzënisë.

Ndonëse nënpeshë, të katërt fëmijët, një djalë dhe tre motra, lindën në shëndet të plotë pas ndërhyrjes cezariane, ndërsa Ashley, praktikisht u transportua menjëherë nga pjesa e lindjeve, në repartin e onkologjisë së spitalit.

Katër muaj më pas, një mjek i dha lajmin e gëzuar se do të mund të shihte fëmijët e saj të rriteshin, pasi ishte shëruar tërësisht nga kanceri, pavarësisht probabilitetit të kundërt në nisjen e kimioterapisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Shemar Qeni i famshëm
Fotohumori
Qeni i famshëm
4
3
Qeni i famshëm
Video Humori

Guximin jo gjithmonë e përcjell suksesi
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.