E sulmoi hajnin e armatosur dhe e mbajti derisa erdhi policia (Video)

16:44 / 19.12.2012

Një i punësuar në një dyqan në Washington e ka sulmuar hajdutin e armatosur dhe e ka penguar tentativën e tij për vjedhje, ndërkohë që e ka mbajtur deri në momentin e ardhjes së policisë.

Kamera e sigurisë ka xhiruar gjithçka që ka ndodhur në dyqanin G&B në Washington. Shitësi Kulwant Singh nën kërcënimin e hajnit filloi t’i nxirrte paratë nga arka, mirëpo vëllai i tij, Bittu, i cili po ashtu punon si shitës, vrapoi dhe e sulmoi hajnin i cili shtiu me armë dhe u përpoq të ikte.

Mirëpo, Bittu nuk u frikësua aspak dhe e zuri hajnin jashtë, e shtriu për toke dhe e mbajti derisa erdhi policia. Në proces, atij i ndihmuan edhe vëllai Kulwant dhe një blerës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.