E zë gjumi në aeroplan – e kthejnë nga erdhi
Një grua franceze, e cila ka udhëtuar me aeroplan nga Pakistani për në Paris, fjeti gjatë gjithë udhëtimit dhe nuk u zgjua deri në momentin kur aeroplani ishte nisur në drejtim të kundërt.Pakistan International Airlines është duke hetuar se si stafi në Aeroportin Charles de Gaulle nuk e ka parë gruan e quajtur Patrice Ahmed duke fjetur.
Zonja, e cila është e martuar me një pakistanez, u largua nga Lahore për në kryeqytetin francez. Ajo u zgjua pasi aeroplani ishte nisur në drejtim të kundërt dhe këtë nuk ua tha stafit të aeroplanit.
E vërteta u kuptua kur ajo u ndalua nga zyrtarët e imigracionit në Lahore.
Pakistan International Airlines u kujdes që zonja të kthehej në Paris, ndërsa është thënë se pas hetimeve, kush që do të shpallet fajtor do ta paguajë biletën e saj. /Telegrafi/