Edhe Stupcat me Harlem Shake

14:59 / 6.03.2013

Trendit botëror të vallëzimit Harlem Shake i janë bashkuar shumë kompani e familje shqiptare. Tash këtë e kanë bërë edhe humoristët më të njohur në vendin tonë, Stupcat.

E natyrisht, duke pas parasysh suksesin e tyre, klikimet këtij klipi janë mjaft të mëdha, edhe pse sapo është lansuar, njofton Dukagjini.com.

Harlem Shake u luajt në fillim të viteve të tetëdhjeta. Ishte Albert Leopold Boyce, i njohur si Al B, ai i cili kërceu këtë stil në Harlem. Ai vdiq në vitin 2006. Ndërkohë, gjatë viteve ky kërcim u praktikua në New York dhe më vonë u bë i famshëm edhe nga spoti “Let’s Get It” i G. Dep dhe P Diddy.

Ndërkohë, kërcimi 30 sekonda i bërë i famshëm gjatë vitit 2013 është i lidhur me emrin e këngës së producentit Harry Rodrigues që lansoi një këngë me këtë emër, dhe pastaj përfshiu gjithë botën.

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.