Edhe zogjtë mendojnë, kujtojnë, madje dhe mësojnë
Një funksion të ngjashëm me trurin e njeriut. Këtë mendohet të ushtrojë edhe truri i zogjve, të paktën sipas një studimi të fundit, të kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Çikagos.Ata ia kanë dedikuar këtë zbulim, pikërisht një qendre të posaçme të trurit, me të cilën lidhet kujtesa, të mësuarit, dhe gjithashtu format e mendimit.
Në detaje, ata kanë arritur të zbulojnë sesi struktura neurologjike e zogjve, paraqet një pamje të njëjtë me homologen e saj tek truri i njeriut.
E për këtë arsye, këta studiues kanë dalë në përfundimin se edhe zogjtë mendojnë, kujtojnë, mësojnë njësoj si njerëzit.
Ky zbulim sipas tyre, mund të lejojë për të studiuar më tej, neuronet e disa zogjve si modele për zhvillimin evolucional të tyre. /Noa/Telegrafi/