Facebooku shton vuajtjet e ndarjes
Përpara se interneti të shkurtonte distancën midis njerëzve në vetëm një klikim larg, fundi i një marrëdhënie pasionante nënkuptonte ndërprerjen e çdo kontakti midis partnerëve dhe secili vazhdonte jetën e tij. Mirëpo, një studim i ri tregon se rrjeti social Facebook e ka dëmtuar këtë proces, me shumë të porsandarë që mbeten miq dhe në kontakt me jetën e ish-partnerit të tyre.Si rrjedhojë, kjo tendencë ka ndikuar në krijimin e një problemi të ri social, me rritjen e problemeve emocionale dhe vështirësi për të rifilluar jetën pas një ndarje, njofton Top Channel.
Hulumtuesja Tara Marshall nga Universiteti i Londrës, sugjeroi se të paktën një në tre persona kanë pasur probleme emocionale apo i kanë shtuar vuajtjet vetes, pikërisht për të këtë arsye.
Me qindra miliona përdorues në botë, Facebooku është një mundësi e shkëlqyer njohjesh, por njëkohësisht edhe mundësi për t’u përballur vazhdimisht me ish-të dashur (siç tregoi edhe një anketë në Britani, ku më shumë se gjysma e përdoruesve të anketuar pranuan se shohin profilet e ish-ve të tyre). /Telegrafi/