Fati ishte në anën e motoçiklistit (Video)

17:21 / 28.01.2013

Një motoçiklist ka arritur t’i shpëtojë vdekjes kur një kamion është rrotulluar pranë tij.

Kamioni është përpjekur të kthejë në udhëkryq, mirëpo për shkak të shpejtësisë së madhe është rrotulluar dhe për pak sa nuk e ka zënë motoçiklistin, i cili priste në semafor.

Aksidenti ka ndodhur në një qytet të provincës Zhejiang që gjendet në lindje të Kinës, ndërsa përkundër rrezikut, askush nuk është lënduar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.