Fitoi pesë milionë funte – merr ndihmë sociale
Një milioner në Angli është paditur nga gjykata, pasi me gjithë llogarinë e madhe bankare rezulton si person që merr ndihmë ekonomike nga shteti.Edward Putman ka fituar disa vite më parë lotarinë, por ka kërkuar nga kompania që të mos bëjë asnjë publicitet për të. Në këtë mënyrë ai është zgjuar një ditë milioner dhe nuk ka ndryshuar asgjë në statusin e mëparshëm të të ardhurave të tij.
Agjencia NOA njofton se ai jetonte në një banesë me qira dhe merrte ndihmë nga shtetit disa mijëra funte në vit për jetë të vështirë. Edhe pas milionëve të fituar, ai nuk bërë kërkesë për ndërprerjen e ndihmës ekonomike.
Ndërkohë bleu një jaht luksoz dhe një shtëpi disa herë më të madhe, në të cilën jeton me gruan e tij. Ai akuzohet se ka mashtruar shtetin, duke përfituar padrejtësisht 15.000 funte. /Telegrafi/