Franco në frigorifer ylli i sallonit të artit modern në Madrid

19:04 / 15.02.2012
Skulptura e ish diktatorit spanjoll, Francisco Franco, në frigorifer, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në Sallonin e Artit Modern në Madrid (Arco) i hapur të mërkurën.

Vepra, të cilën e nënshkroi artisti spanjoll Eugenio Merino, paraqet gjeneralin në uniformë, me syze dielli, duke qëndruar në një frigorifer me pllakë të kuqe, ndërsa mbi të është edhe një shirit i bardhë, që i përngjan logos së Coca-Colas.

Skulptura e quajtur “Always Franco” (Përgjithmonë Franco) ka për qëllim të përkujtojë se ish diktatori edhe më tutje është i pranishëm në Spanjë, 37 vjet pas vdekjes.

“Kjo paraqet idenë se njerëzit në Spanjë ende kanë kujtime të freskëta për Francon. Ende vazhdojnë debatet për të. Frigoriferi është vendi ku gjërat mbahen të gjalla dhe të freskëta”, sqaroi artisti. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Nina Julian Peshkimi
Fotohumori
Peshkimi
35
4
Peshkimi
Video Humori

Bashkëbisedimi
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:47 / 17.05.2012

Turqia, së shpejti mes 10 ekonomive të botës

Turqia, një fuqi rajonale në zhvillim, do të hyjë në vitet e ardhshme në radhët e dhjetë ekonomive më të fuqishme të...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.