Futbollisti i pafat me automjetet
Futbollisti argjentinas i Valencias, Ever Banega, vërtet nuk ka fat me automjetet. Ferrari i tij i shtrenjtë është djegur derisa ai është përpjekur që ta parkonte në afërsi të qendrës trajnuese të skuadrës.I frikësuar nga zjarri, Banega ka kërcyer nga automjeti dhe ka thirrur shërbimet e sigurisë, por derisa është kthyer, Ferrari është djegur tërësisht.

Për t’u përkeqësuar edhe më shumë, zjarri është përhapur në pyllin e afërt, ashtu që deri në fund të ditës, shërbimet e zjarrfikësve mezi e kanë shuar zjarrin.
Në muajin shkurt, argjentinasi kishte harruar ta tërheqë frenin e dorës dhe në përpjekje ta ndalë automjetin, e kishte thyer këmbën, duke munguar në pjesën e mbetur të sezonit. /Telegrafi/