Gjarprin 4 metra e marrin me makinë
Ka qenë një aventurë jo shumë e këndshme, kur një çift turistësh që gjatë një safari në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, takuan një piton.Gjarpri i gjatë 4 metra, kishte vendosur të fshihej në motorin e makinës së tyre.

Marlene 38 vjeç dhe Leon 51 vjeç e kishin parë gjarprin anës rrugës duke u zvarritur mes barit të lartë, por në një farë pike u ishte zhdukur nga sytë.
Vetëm pas disa kilometra rrugë e kuptuan se ku ishte fshehur./KP/Telegrafi/