Pronarët e kafshëve mund të shihen shpesh tek i puthin manarët, e duke i lejuara ata ta bëjnë të njëjtën. Ndërsa, për këtë grua, në këtë xhirim, mund të thuhet lirisht se nuk ka raporte të “duhura” me shtazë.
Gjuhët gjirafat nuk i përdorin vetëm për shije, por edhe për arritjen e degëve të larta. Se pse dy gjirafa marrin turr tek një turiste, ende nuk dihet! Sidoqoftë, janë “domethënës” shprehjet e nënës në fytyrë, që mundohet ta mbrojë veten dhe të birin nga gjuhët e tyre të frikshme: të gjata e të lagëta. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.