Interneti është vërshuar me xhirime të njerëzve, të cilët në mënyra të ndryshme po i japin lamtumirën e fundit këngëtares së ndjerë Whitney Huston.
Në morinë e këtyre xhirimeve ka tërhequr vëmendjen një video, në të cilën gjyshja 90-vjeçare, Jeanne, vallëzon për nder të këngëtares e cila u gjet e vdekur javën e kaluar.
Gjyshja vallëzon me tingujt e këngës së Whitney Huston, “I Wanna Dance With Somebody”, ndërsa nipi i saj, Adam Forgie, nën videon e postuar shkroi se ideja ishte e gjyshes.
Lëvizjet e Jeanne janë shumë mbresëlënëse duke marrë parasysh vitet e saj. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit. Shih të gjitha rregullat për komentim