Guri ia shkatërron veturën
Një femër është tmerruar kur vetura e saj është shkatërruar nga një gur i madh, vetëm dy sekonda pasi ajo kishte dalë jashtë.Heidi Huber sapo ishte larguar nga automjeti i saj, VW Lupo, në një parking pranë një pylli në Gjermani, kur një gur i madh kishte rënë drejt e mbi veturë.
Policia ka bërë të ditur se vozitësja kishte marrë terapi anti-shok dhe është trajtuar nga disa lëndime të vogla që ia kanë shkaktuar copëzat që kanë fluturuar pas incidentit.
“Gruaja sapo ishte parkuar dhe kishte dalë kur ka rënë guri. Ajo ka dëgjuar një zhurmë dhe menjëherë pas, guri ka aterruar në automjetin e saj. Ishte i madh. Ajo padyshim se ishte shokuar, por ka qenë me fat se e ka humbur vetëm veturën, jo edhe jetën e saj”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Breisach am Rhein. /Telegrafi/