Hajni qaraman (Video)

16:36 / 29.01.2013

Një vjedhësi në Oldenburg të Gjermanisë nuk i ka shkuar përdore hajnia, ai ka përfunduar i rrahur dhe duke qarë.

Kamerat e sigurisë e kanë xhiruar momentin kur hajni i maskuar hyn në dyqanin e një pompe të benzinës dhe kërkon nga shitësi para duke e kërcënuar me thikë.

Mirëpo, shitësi pasi shtyp alarmin merr një shkop bejsbolli dhe pas disa goditjesh, hajni e lëshon thikën dhe fillon të qajë.

“Më luste që ta lëshoj. Më tha se ka grua dhe fëmijë. Policia më vonë më tregoi se kishte gënjyer dhe se paratë kishte planifikuar t’i shpenzojë për drogë”, ka treguar shitësi për Bild. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.