Hajni vendosi fotografinë e tij në Facebookun e viktimës
Në qytetin KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut, një disa hajna hyrën në shtëpinë e James McCallit dhe mes tjerash ia vodhën edhe një kompjuter tablet të Samsungut.‘Viktima’ vendosi që të ndryshonte të gjitha fjalëkalimet që shfrytëzonin ai dhe gruaja e tij në rrjetet sociale. Mirëpo, kur e hapi profilin në Facebook vërejti se njëri nga hajnat e kishte publikuar një fotografi të tij në profilin e gruas së McCall.
“E pash që një i panjohur e ka publikuar fotografinë në profilin e saj. Fillimisht mendova se bëhej fjalë për dikë nga familja”, ka thënë McCall, i cili ia ka transferuar fotografinë policisë.
Policia është akoma në kërkim të hajnit, ndërsa kjo ishte hera e pestë brenda dhjetë muajsh që familja e McCall ishte viktimë e hajnisë. /Telegrafi/